21,12,2025

Nuk bie shi? Fajin e ka Volkswagen

Must Read

Ata akuzojnë Volkswagen se “arbitrarisht” po provokon thatësirë në Puebla, aty ku “Volkswagen” operon me fabrikën më të madhe të veturave jashtë Gjermanisë. Tani ata kërkojnë më shumë se 70 milionë pesos (3.7 milionë $) kompensim nga prodhuesi i automobilëve.

Volkswagen ka instaluar valvula që nxjerrin ajër në fabrikë, të cilat prodhojnë nxehtësi në atmosferë me qëllim parandalimin e formimit të breshërit që kishte dëmtuar makinat e parkuara jashtë godinës së kompanisë. Prodhuesit të automjeteve i është dhënë zyrtarisht leje për të përdorur këtë mekanizëm, megjithëse teknologjia ende nuk ka prova shkencore që mbështet efikasitetin e saj.

Sipas fermerëve, përdorimi i këtyre mekanizmave ka shkaktuar një thatësirë që i ka bërë të humbasin të mbjellat.

“Pajisjet e Volkswagen jo vetëm që shpërndajnë stuhitë e breshërit, por kanë ndalur reshjet që nga maji, që është fillimi i sezonit të shiut në Meksikë”, thotë Gerardo Perez, përfaqësues i fermerëve të zonës./Top Channel

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndërron jetë në automjet një 65-vjeçar në Ferizaj – vdekja cilësohet si natyrale

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e së shtunës në Ferizaj, ku një person është gjetur pa shenja...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img