Komitetit për imunizim të popullatës me vaksinën kundër COVID-19, njofton se nga dita e sotme, e mërkurë, 7 korrik 2021, për marrje të vaksinës kundër COVID 19, përmes platformës e-Kosova termin mund të caktojë edhe kategoria e qytetarëve të moshës mbi 40 vjeç.
Në të njëjtën kohë terminët mund të caktojnë edhe kategoritë të cilat më herët janë përfshirë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 si:
1. Personat me sëmundje kronike pa dallim moshe (me dëshmi mjekësore);
2. Qytetarët që i takojnë ndonjërit nga profesionet si: Punëtorë shëndetësorë; Mësimdhënës, Forcat e sigurisë (Policia dhe FSK), pjesëtarët e Këshillit të Sigurisë së Kosovës; pjesëtarët e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pjesëtarët e Autoritetit Civil të Kosovës, zjarrfikësit;
3. Qytetarët të cilëve u kërkohet vaksinimi nga Ambasadat për udhëtim jashtë vendit (për çështje të vizave).
4. Zyrtarët publikë;
5. Zyrtarët e Agjencionit të Aviacionit;
6. Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror;
7. Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”;
8. Zyrtarët doganorë;
9. Gazetarët;
10. Gastronomia-dëshmi kontrata e punës.
Ministria tërheq vërejtjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.
Vëmendje:
Të gjithë ata qytetar të cilët kanë aplikuar për marrje të vaksinës nga data 29.03.2021 – 15.06.2021 dhe nuk janë kontaktuar, njoftohen se mund ta caktojnë terminin për vaksinim në platformën e-Kosova përmes llogarive të krijuara më parë.
Meqenëse, QKMF në Ferizaj është furnizuar me vaksina Astra Zeneca kundër COVID-19, prej sot qytetarët do të vaksinohen me këtë lloj vaksine.