14,05,2024

Njeriu i Putinit në Beograd, e shtynë Serbinë drejt nënshkrimit të memorandumit të sigurisë!

Must Read
Nikolai Patrushev dhe Vladimir Putin

Patrushev, që besohet se është njëri prej bashkëpunëtorëve më të afërt të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, sot ka kërkuar nga Serbia që ta nënshkruaj “memorandumin e mirëkuptimit” për raporte të sigurisë.

“Këso dokumentesh ne kemi me partnerët e besimit më të madh”, tha ky zyrtar i lartë rus.

Pas takimit me ministrin e brendshëm të Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, Patrushev është takuar edhe me ministrin e jashtëm, Ivica Daçiq, dhe presidentin, Tomisllav Nikolliq.

Gjatë presidencës së Nikolliqit dhe kryeministrit Aleksandar Vuçiq, Serbia në mënyrë aktive synon anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka refuzuar t’u bashkohet sansioneve të BE-së dhe të tjerëve, kundër Rusisë, për shkak të përfshirjes ushtarake të saj në Ukrainë dhe për shkak të aneksimit të Krimesë së Ukrainës. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img