02,05,2024

Një zë i fuqishëm në Kuvendin e Ferizajt, Hysnije Shamolli

Must Read

Një nga zërat më të fuqishëm në Kuvendin Komunal të Ferizajt, Hysnije Mustafa Shamolli, profesoreshë e gjuhës shqipe dhe letërsisë, këtë herë po kandidon për mandatin e tretë si anëtare e Kuvendit Komunal të Ferizajt.

 Për dy mandate ka monitoruar punën e Kuvendit Komunal, dhe ka reaguar në çdo pikë që nuk shkonte mirë dhe ishte në dëm të qytetarëve. Ka ngritur shqetësimet e qytetarëve tanë në Kuvend, seancë pas seance, dhe i ka kontribuuar me vullnet të plotë zgjidhjes së problemeve të ndryshme, sidomos nga ato që lidhen me mirëqenien e qytetarëve tanë. 

Fokusi i saj është arsimi, shëndetësia dhe mirëqenja sociale, pa lënë anash as subvencionimin e grave në biznes,  klubeve sportive e edhe atyre të kulturës. Në gjithë këtë trajtim të veçantë do të kenë të rinjtë duke ju dhënë përkrahjen e duhur , që të jenë pjesë e strukturave vendimmarrëse në qytetin tonë.

Ajo njihet edhe për organizimin e shumë aktiviteteve humanitare ndër vite në qytetin tonë dhe ka qenë gjithmone e gatshme të përkrahë iniciativat rinore dhe projektet e ndryshme që lidheshin me gratë dhe të rinjtë.

Ajo zotohet se  do të punojë pandalshëm në depolitizimin e shkollave dhe qendrave të mjekësisë në qytetin e Ferizajt, në mënyrë që secili qytetar të marrë trajtim të barabartë. 

Ferizajasit meritojnë të vazhdojnë të jenë  zë i fuqishēm në Kuvendin Komunal, dhe të jenë pjesë e vendimmarrjes prandaj ajo sot  është këtu për të kërkuar ballëhapur edhe kësaj here që të vazhdojë të jetë zëri juaj në çdo seancë të Kuvendit Komunal të Ferizajt.

Votojeni numrin 2 të  listës së Vetvendosjes, prof.  Hysnije Mustafa Shamollin për përfaqësim të fuqishëm në Kuvend!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img