28,04,2024

Një vit e gjashtë muaj burgim të dyshuarit për grabitje

Must Read

Ferizaj, 9 korrik 2021 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit F.A.. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale grabitje nga neni 317 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK),  si dhe të pandehurit V.D. i akuzuar për veprën penale bl;erja, pranimi oe fshehja e sendeve te perfituara me kryerjen e vepres penale nga neni 333 paragrafi 2 të KPRK-së.

Kryetari i trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, Sahit Krasniqi, pas mbajtjes së seancës gjyqësore  të pandehurin F.A. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej një (1) vit e gjashtë (6) muaj dhe dënim me gjobë në shumë prej pesqind (500) euro, ndërsa të pandehurin V.D. e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) muaj i cili dënim nuk do te ekzekutohet në qoftese në periudhën kohore prej një (1) viti nga dita e plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi nuk kryen vepër tjetër penale.

I pandehuri F.A.  akuzohet se më 31 mars 2021, ne Ferizaj, me perdorimin e forces ka pervetesuar pasurinë e luajtshmetë demtuares L.S.I., në atë menyrë që derisa e demtuara ishte duke e shtyer karrocen në te cilen kishte femijen, pasi Klon nënkalimin dhe del ne rrugen “Ahmet Kaçiku”, I pandehuri ishte duke ardhur perball të demtuaress, kur afrohet I ja kap me forc zinxhirin e arit ku ishte vendosur dhe nje pllak te arit e gdhendur ne forme te kokes se tigrit, ne vlere rreth 2300 euro, të cilen e kishte në qafë , duke tërhequr me forcë derisa zingjiri shkepute nga qafa, e pastaj ikë perms nënkalimit në drejtim të qendrës së qytetit, kurse të nesermen zinxhirin e shet tek një argjendar në Ferizaj me pronar per çmimin prej 675 euro, kurse pllaken e shet tek tjetër argjentari, per çmimin prej 70 euro .

Ndërsa i pandehuri V.D. akuzohet se më 1 prill 2021, në dyqanin e argjentaris, në Ferizaj, ka blere një pllak të arit nga I pandehuri I parë, edhe pse ka mundur të di se është përfituar nga vepra penale në atë mënyrë që derisa ishte duke punuar në lokalin e tij I pandehuri F.A. I ka ofruar për shitje një plake të arit në formë te kokës së tigrit, të cilin e kishte grabitur nga e demtuara, kurse I pandehuri e ka blere prej 70 euro, me ç’rast nuk ka bërë identifikimin e shitësit dhe as nuk ka leshuar kupon fiskal, edhe pse vlera reale ishte shumë më e larte dhe ka mundur ta di që është përfituar nga vepra penale.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img