26,12,2024

Një person plagos aksidentalisht veten në Kaçanik

Must Read

Mbajtja dhe përdorimi i armëve pa autorizim është një dukuri mjaft e shpeshtë në vendin tonë, që jo rrallëherë ka përfunduar me vetëplagosje, plagosje por edhe tragjikisht. Një rast i tillë ka ndodhur dje në fshatin Semaj në Kaçanik, ku një person ka pësuar lëndime pasi dyshohet se është vetëplagosur.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 64-vjeçar, i cili është dërguar në QKUK për trajtim pasi ka pësuar plagë nga arma.

Rasti ka ndodhur rreth orës 10:00, derisa ai kishte qenë në pyll për gjah.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ishte vet-plagosur me armë gjuetie derisa kishte qenë në pyll për gjah. I njëjti pas tretmanit mjekësor në Ferizaj është dërguar në QKUK dhe sipas mjekut kompetent gjendja e tij është stabile”, bëhet e ditur në njoftim.

Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar arma dhe një gëzhojë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img