19,12,2024

Një muaj paraburgim të pandehurit nga Ferizaj për dhunë në familje

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.Gj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Përmes një komunikate për medie ku edhe janë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizionit Penal – Shabi Idrizi, ka vërtetuar faktin se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se pandehuri më 31.05.2021, deri sa e dëmtuara –bashkëshortja e tij – M.F. ishte duke e përgatitur një festë familjare për e djalin e tyre dhe ka qenë duke biseduar me telefon me kunatën e saj, i pandehuri i vërsulet dhe i thotë se; “çka them unë ka mu ba këtu“ dhe i bërtet duke i thënë se me kënd po flet në telefon me një sjellje arrogante, duke e kapur për flokët, e pas kësaj ia kapë telefonin të dëmtuarës dhe ja hedhë për dysheme dhe e thyen”, thuhet në komunikatë.

Sipas të dhënave, “Pas këtyre veprimeve i pandehuri duke vërejtur se viktima ka kërkuar ndihmë përmes dritares nga një fqinjët e tyre, largohet nga shtëpia në drejtim të panjohur”.

“Ndërsa viktima pas intervistimit nga policia me kërkesën e saj është vendosur në shtëpinë e kunatit të saj”, thuhet në komunikatë.

Në anën tjerët, i pandehuri është arrestuar më shumë se një muaj më vonë.

“Ndërsa më 08.07.2021, është njoftuar përmes pikës kufitare Vërmicë se i pandehuri ka rezultuar i kërkuar dhe është ndaluar në ketë pikë kufitare”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, “Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj. Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img