26,12,2024

Një muaj paraburgim për ‘paramilitarin’ serb

Must Read
Gjykata Themelore - Prishtine

I njëjti para një muaji ishte ekstraduar nga Bosnja për në Kosovë.

“Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit S.B është se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B dhe i bashkëakuzuari I.R i cili është i dënuar si dhe persona tjerë si anëtarë të forcave paramilitare serbe, kanë marrë pjesë në rrahje dhe tortura të qytetarëve shqiptarë të mbledhur në një stacion të autobusëve në Fushë Kosovë, me datën 25 mars 1999”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Sipas Gjykatës të pandehurit ishin të veshur me uniforma paramilitare dhe ishin të armatosur me pushkë automatike. Ata kishin ardhur në vend-ngjarje ku kishin rrethuar civilët, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ata i rrahën dhe torturuan burrat të cilët më vonë ishin gjetur në vendngjarje.

“Disa prej meshkujve që ishin rrahur u urdhëruan që të hipin në një veturë të blinduar dhe ishin dërguar në drejtim të panjohur. Haki Bajrami i cili ishte ndarë nga grupi dhe ishte rrëmbyer. Trupi i tij ishte gjetur në një varrezë masive në Dragodan dhe ishte identifikuar me dt.17.08.2000”, thuhet tutje në komunikatë, transmeton express.

Gjykata i ka caktuar  masën e paraburgimit ndaj të pandehurit S.B ngase ekziston rreziku i lartë i arratisjes së të pandehurit S.B pasi që i njëjti i është shmangur drejtësisë dhe juridiksionit të Kosovës për katër vitet e fundit.

Po ashtu sipas Gjykatës duke marrë parasysh rrethanën se i pandehuri S.B e ka shtetësinë e Republikës së Sërbisë dhe nuk ka shtetësi të Republikës së Kosovës tregonë rrezikun se nëse të pandehurit nuk i caktohet masa e paraburgimit i njëjti mund të arratiset dhe do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img