02,05,2024

Një lajm i mirë nga shëndetësia.Kolangiografia Perkutane Transhepatike (PTC), për herë të parë realizohet në Kosovë!

Must Read
Spitali Amerikan

Risia e radhës në institucionin më të besueshëm në vend – Spitalin Amerikan, që kësaj radhe i përket fushës së Radiologjisë Invazive dhe që është e një rëndësie tejet të veçantë, ka të bëjë me Kolangiografin Perkutane Transhepatike. Procedurë kjo e cila në Kosovë realizohet vetëm në Spitalin Amerikan.

Kolangiografia Perkutane Transhepatike me drenim të rrugëve biliare (PTC) është një teknike e Radiologjisë Invazive nëpërmjet së cilës realizohet fillimisht akcesi dhe më pas drenimi i rrugëve biliare në rastet e obstruksionit të koledokut ose rrugëve biliare qendrore.

Bllokimet e sistemit biliar mund të rezultojnë prej etiologjive beninje si për shembull  gurë, struktura, procese inflamatore ose infektive, por edhe prej patologjive malinje veçanërisht karcinoma e pankreasit, kolangiokarcinoma, metastazat në mëlçi dhe karcinomat ampullare.

Në rastet e bllokimit të sistemit biliar prej ndonjë prej patologjive të lartpërmendura, sekrecionet biliare e kanë të pamundur zbrazjen në duoden. Ato grumbullohen në rrugët biliare, rrisin vlerat e bilirubines dhe më pas infektohen duke e përkeqësuar ndjeshëm gjendjen e pacientit.

PTC-ja si procedurë pikërisht këtë gjë synon, largimin e sekrecioneve biliare prej trupit të pacientit në rastet kur ka bllokim përgjatë rrjedhjes së tyre natyrale.

Kjo procedurë në ditët e sotme në përgjithësi rekomandohet kur ERCP ka dështuar në zhbllokimin e rrugëve biliare dhe është një alternativë shumë efektive për të realizuar drenimin e sekrecioneve.

PTC  është një procedure invazive tejet e sofistikuar e cila realizohet vetëm në një numër të caktuar qendrash të specializuara. Tashmë procedura realizohet edhe në Kosovë, ekskluzivisht në Spitalin Amerikan.

Për rastet e PTC dhe për çdo procedurë tjetër të Radiologjisë Invazive, mund të caktoni termin tek Dr.Admir Sulovari, të cilin mund ta gjeni çdo ditë në Spitalin Amerikan.

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img