11,09,2025

Një ish-punëtor e akuzon “Mabetexin” për lëndim në Astana, kjo thotë se ia pagoi sigurimin

Must Read

Nexhmedin Haxha nga Komogllava e Ferizajt, punoi për tri vjet në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, si punëtor i kompanisë “Mabetex”.

Por, ai derisa po punonte ne vendin e punës, u lëndua rëndë, pasi u rrëzua nga lartësia 8 metra, duke i thyer të dyja këmbët.

Pas këtij rasti, Haxha akuzon kompaninë Mabetex dhe kompaninë e sigurimit Siguria, pasi nuk i dhanë mjete të mjaftueshme financiare për shërim, ani pse kishte paguar sigurimin shëndetësor.

Kompania e Sigurimit “Siguria”, në një përgjigje me shkrim, ka thënë se i kanë paguar 7500 euro mjete financiare, pas marrëveshjes jashtëgjyqësore, e cila ishte arritur mes Nexhmi Haxhës dhe kompanisë në fjalë./Koha.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img