28,07,2025

Një i vdekur nga koronavirusi në Ferizaj, shkon në 12 numri në Kosovë

Must Read

Edhe një person ka vdekur nga koronavirusi në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur Klinika Infektive.

Sipas njoftimit, viktima është nga fshati Neredime, Komuna e Ferizajt dhe i njëjti është hospitalizuar më 12 prill.

Njoftohet gjithashtu se viktima ka pasur edhe sëmundje tjera përcjellëse.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot më 17. 04. 2020 ka përfunduar me vdekje pacienti S.M. nga Komuna e Ferizajt. Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datën 12.04.2020, i referuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare –Ferizaj. Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekje e dymbëdhjetë nga Virusi Korona Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img