04,07,2025

Një grua në Klinë rrëmbehet nga ish-burri i saj

Must Read

vajzaaa-620x330

Një grua është rrëmbyer dje në mbrëmje në Klinë nga dy të dyshuar, prej të cilëve njëri është ish-burri i saj.

Policia ka arrestuar dy të dyshuarit, të cilët e kanë marrë viktimën me forcë në një restorant dhe e kanë futur në veturën e tyre.

Në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se policia ishte informuar për rrëmbimin e gruas dhe njësitë policore kanë ndaluar veturën në të cilën ndodheshin të dyshuarit dhe gruaja e rrëmbyer.

Të dyshuarit pas arrestimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje./kp

- Advertisement -spot_img
Të fundit

86 bletarë përfitojnë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve dhe 13 pajisje speciale për shkrirjen e dyllit

Përmes Drejtorisë së Bujqësisë, paraditen e sotme për bletarët ferizajas u shpërndanë 1300 bazamente plastike për koshere të bletëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img