07,05,2024

Një 6 vjeçare vdes në aksident trafiku, 9 tjerë të lënduar

Must Read

Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur në magjistralen Gjakovë – Prishtinë, me ç’rast lëndime kanë pësuar edhe nëntë persona të tjerë.

Këtë e ka konfirmuar për Koha.net komandanti i trafikut rajonal Kapiten, Albin Sahatqija. Ai thotë se aksidenti ka ndodhur për shkak të moskujdesit gjatë tejkalimit, ku edhe viktima ishte e ulur në veturën që kishte hyrë në tejkalim.

“Aksidenti ka ndodhur në magjistralen Gjakovë – Prishtinë ndërmjet dy automjeteve. Me këtë rast një fëmijë ka humbur jetën, rreth moshës gjashtë vjeçare. Aksidenti ka ndodhur për shkak të pakujdesisë në tejkalim, që ishte i jashtëligjshëm. Fëmija me këtë rast ka qenë e ulur si pasagjere. Me këtë rast janë lënduar edhe nëntë persona të tjerë që kanë marrë trajtim mjekësor, e të cilët janë jashtë rrezikut për jetë”, ka thënë Sahatqija.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Faton Xhakli zgjedhet selektor i Kombëtarës së Kosovës në Boks

Trajneri i mirënjohur ferizajas Faton Xhakli në mbledhje e fundit të bordit të Federatës së Boksit është zgjedhur selektor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img