11,05,2024

Nitaj për kushtet e Listës Srpska: Ramushi nuk bën më kompromise

Must Read

Nitaj thotë se kreu i AAK’së mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë dhe më bujarë, por kjo nuk i jep hapësirë kushtëzimeve që mund të bëjnë grupimet politike.

“Ramush Haradinaj, mund të jetë njëri prej politikanëve më të sinqertë e më bujar që ka njohur Kosova ndonjëherë. Por kjo nuk nënkupton që bujaria e tij mund të shkojë deri aty, sa që ai mund të pranojë të jetë i kushtëzuar nga çfarëdo grupimi politik, shqiptar apo me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës”, ka shkruar Nitaj në Facebook.

Më tej, ai ka shtuar se Haradinaj deri më tani ka bërë kompromis të mëdha për hir të stabilitetit në vend dhe në dëm të AAK’së, por, sipas zëdhënësit të kësaj partie, ‘këtu përfundojnë të gjitha kompromiset e tij. /Express/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

MASHTI cakton datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë

Ministria e Arsimit, Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacinit ka marrë vendimin për datat kur do të mbahet testi i arritshmërisë në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img