19,05,2024

Nismës Socialdemokrate i bashkohet edhe një figurë kyçe nga Lëvizja Vetëvendosje

Must Read

Faton Halili aktivist i LVV-së që nga fillet e saj, kryetar pike në Gaçkë, anëtar i kryesisë dhe Këshillit të qendrës Ferizaj,nga sot i bashkohet Nismës Socialdemokrate.

Faton Halili deri sa ishte pjese e LVV-së, kishte udhëhequr këtë subjekt politik në cilësinë e shefit të shtabit drejt fitores në zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar. I njëjti, për një periudhe kohore ishte edhe udhëheqës i nën komiteteve pranë qendrës së LVV-së në Ferizaj.
Në bazë të pozitave që kishte bartur në LVV, ky aderim konsiderohet si më i rëndësishmi deri më tani në relacionin LVV-Nisma Socialdemokrate.

Kjo është letra e dorëheqjes së Faton Halilit nga LVV

Të dashur shokë e shoqe, bashkaktivistë e anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për shkak të kohës dhe aktivitetit që ne kaluam së bashku, ndihem i obliguar të ju njoftoj për vendimin në lidhje me aktivitetin tim politik.
Ndryshimi i Lëvizjes Vetëvendosje në thelbin e saj dhe pamundësia ime për tu modifikuar karshi këtyre ndryshimeve, më bënë të ndjehem si i huaj brenda organizatës. Lëvizja Vetëvendosje tanimë nuk është as hija e saj që ishte, ndërsa ne tentonim që të mbesim të njëjtët, si në aktivitet ashtu edhe në parime.
Kalkulimet politike dhe për interesa të ngushta të individëve të caktuar e ndryshuan funksionalizimin, organizimin dhe parimet e mëhershme të LV. Ndryshuan gjithçka që e bënte LV të ndryshme nga të tjerat dhe për të cilat cilësi dhe isha anëtarësuar në këtë organizate, që në fillet a saj.
Vetëvendosje ishte organizatë që dallonte punëtorin nga papunëtori, të dijshmin nga i padijshmi, parimorin nga joparimori, besnikun nga servili etj. Edhe sot bëhen këto dallime, por ndryshimi nga e kaluara është se tani shpërblehen, përkrahen dhe ngriten këta të dytët.
Mosbesimi që mbretëron brenda organizatës nuk lejon hapësirë as për aktivitet elementar e sa i përket ruajtjes së parimeve dhe cilësive specifike që karakterizonin organizatën LV, ato tanimë i takojnë së kaluarës.
Ne, të gjithë së bashku, dikur, kishim ideale të përbashkëta dhe nuk po mundem ta pranoj se tanimë duhet të zhvillojmë garë të ashpër të brendshme për pozita në organizatë.
I lodhur nga presioni dhe heshtja, me shpresën se do bëhet më mire, mendoj se tani është koha për reflektim dhe se më nuk ka vend e as shpresë për kthim mbrapa. LV është futur në rrugë qorre që as vet dhe asnjëri nga ne nuk e dimë se ku do përfundojë.
Jam krenar për të gjitha punët të cilat i kam bërë nga tubimet e takimet e deri tek protestat, demonstratat e përballjet më të vështira me pushtetin, nuk do të ndryshoja asgjë nga ato vite të arta për mua. Nuk do të ndryshoj as sot e tutje në mbrojtje të parimeve dhe interesit qytetar.
Falënderoj secilin aktivist e vullnetar që u mundua për kauzat tona. Mundi juaj është i paçmueshëm, te gjitha angazhimet e juaja vullnetare, pa kompensim e shpesh edhe pa shujta ditore, janë arsyet pse unë sot kam respekt dhe dashni pa fund për ju. Jam munduar shpesh të jem zëri i tyre dhe ta ngris zërin në të gjitha nivelet e strukturave të larta ku unë isha prezent.
Nuk kam besuar asnjëherë se do të vjen një ditë që unë ta bëj një dëklaratë të tillë.
Prandaj të dashur bashkaktivistë e miq të nderuar, ju njoftoj se nga sot pushoj çdo aktivitet nga çdo nivel i strukturës në Lëvizjen VETËVENDOSJE!

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img