Me nga një fjalë rasti qytetarëve u janë drejtuar, kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj, kryetari i degës së NISMA’s në Gjakovë, Fazli Hoxha, dhe kryetari i të rinjve të degës së NISMA’s në Gjakovë.
Kryetari i NISMA për Kosoën, Fatmir Limaj, ka falënderuar anëtarët dhe simpatizantët e degës së NISMA’s në Gjakovë, për kontributin e deritanishëm që kanë dhenë dhe vazhdimisht janë duke dhënë për Nismën.
Kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj ka ftuar qytetarët e Gjakovës që të bashkohen me vizionin e Nismës për Kosovën, që të bisedojnë me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga kjo elitë politike në vend, që t’i bashkohen Nismës, sepse arsyeja se pse ekziston sot NISMA, janë qytetarët e Kosovës.
Ne jemi munduar vazhdimisht, që mbi bazën e meritokracisë të vendosen institucionet e shtetit për ta zhvilluar shtetin në shërbim të kombit, dhe jo për të instaluar nëpër institucionet e shtetit njerëz që në të shumtën e rasteve janë njerëz pa meritë, ka thënë kryetari i NISMA’s, Fatmir Limaj.
Kryetari i degës së NISMA’s në Gjakovë, Fazli Hoxha, qytetarëve të Gjakovës u tha se NISMA në Gjakovë është duke u angazhuar vazhdimisht që t’ia kthejmë dinjitetin që meriton qyteti i Gjakovës.
Jemi duke u angazhuar çdo ditë që institucionet e Gjakovës t’ia kthejmë qytetarëve të qytetit tonë, sepse për fatin e keq, institucionet lokale në Gjakovë janë vënë në shërbim të atyre që në asnjë moment nuk e lodhin kokën për situatën aktuale në Gjakovë, ka thënë kryetari i dëgës së NISMA për Kosovën në Gjakovë, Fazli Hoxha.
Në fund të këtij tubimi u bë ndarja e librezave të anëtarësisë së NISMA’s, për rreth 100 anëtarë të rinj, që ju bashkuan politikave socialdemokrate të NISMA për Kosovën në Gjakovë.
.