Mbrojtja nga sëmundja e tërbimit që është vdekjeprurëse për njeriun, tashmë rëndom çdo vit ka bërë që Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë të planfikoj vaksinimin e qenve me pronarë, duke mbrojtur kështu edhe shëndetin e këtyre të fundit.
Për këtë, sot, drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami bashkë me drejtorin e shëndetit dhe mirëqenies së kafshëve pranë AUV-it, Sadik Heta përcollën nga afër vaksinimin dhe dehelmintizimin e qenve me pronarë. Ata shtuan se ky aksion ka vlerë të jashtëzakonshme për shëndetin e kafshëve por edhe të njerëzve tërthorazi.
Ferizajasit që kanë këtë kafshë shtëpiake, inkurajohen të përdorin këtë mundësi për të vaksinuar qentë nga sëmundja e tërbimit, tash kur ky aksion ka nisur e do të vijoj për disa ditë radhazi.

