29,03,2024

Nishani: Lugina e Preshevës po braktiset, qeveria shqiptare të ndërhyjë

Must Read

bujar-nishani-noa

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot në mesditë një grup nxënësish dhe mësuesish nga Lugina e Preshevës, përkatësisht nga tre qytetet atje.

Nishani ka shprehur respektin dhe mirënjohjen personale, por edhe atë në emër të të gjithë qytetarëve të Shqipërisë për shqiptarët e Luginës, për gjithçka kanë arritur me punë dhe sakrifica ta ruajnë dhe ta mbajnë të pandryshuar identitetin e tyre kombëtar dhe kulturor.

Presidenti Nishani shprehu gjithashtu shqetësimin e tij për fenomenin e braktisjes së trojeve shqiptare për shkak të kushteve jo të mira ekonomike e sociale dhe bëri thirrje për një angazhim më të madh të strukturave qeveritare shqiptare në respekt të kushtetutës për mbrojtjen e interesit kombëtar.

Ndër të tjera, kreu i shtetit nënvizoi se shqiptarët kudo që janë, përfaqësojnë një komb që kanë në ADN-në e tyre orientim perëndimor i cili e bën të domosdoshme përmirësimin e cilësisë së arsimit pasi ai është thelbësor për mbrojtjen e të drejtave dhe historisë së shqiptarëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Kuvendi i Komunës së Ferizajt diskuton për raportin e punës për vitin 2023

Këtë të premte është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës së Ferizaj e kryesuar nga kryesuesi Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img