Pak para orës 10:00 nga Ferizaj janë nisur për në Prishtinë anëtarë dhe simpatizant të Lëvizjes Vetëvendosje për të marrë pjesë në protestat kundër ratifikimit të marreveshjes së demarkacionit të kufirit Kosovë-Mali i Zi.
Edhe nënkryetari i LVV qendra në Ferizaj,Valon Ramadani tha se janë duke shkuar në protesta për të penguar ratifikimin e marrëveshjes për demarakacionin e cila është e dëmshmë për Kosovën .
“ Jemi duke shkuar që të pengojmë ratifikimin e marrëveshjes për ratifikimin e kufirit Kosovë-Mali i Zi e cila është e dëmshme për Kosovën.Me këtë marrëveshje Kosova po humbë mijëra hektarë tokë. Për këtë kemi kntaktuar shumë qytetarë të cilët kanë konfirmuar se janë kundër kësaj marrëveshje dhe do të jenë sot me ne për të kundërshtuar këtë” tha Valon ramadani,nënkryetar i LVV qendra në Ferizaj.
Ramadani bëri të ditur se përveç dy autobusëve që ishin në shesh janë organizuar edhe autobus nga fshatrat dhe qytetarë me makina private të cilët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këto protesta