27,12,2024

Nis zbatimi i ligjit të ri mbi rregullat e trafikut rrugor në Ferizaj

Must Read

Nga sot ka hyrë në fuqi ligji i ri mbi rregullat e trafikut rrugor, që synon rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, zhvillimin e rrjedhjes normale të trafikut, mbrojtjen e ambientit e të tjera.

Në Policinë Rajonale të Ferizaj, thonë se ky ligj nga sot ka filluar të zbatohet edhe në këtë qytet.  Brahim Shatrolli nga njësiti i trafikut rrugor, duke treguar për rregullat e reja të trafikut apeloi tek qytetarët që të jenë më të kujdesëshëm në komunikacion.

“Konkretisht mund të themi që janë bërë ndryshime tek tejkalimi i shpejtësisë, kemi gjoba që fillon nga 20 euro që më e larta është deri 900 euro, që ka një ndryshim me ligjin paraprak, gjithashtu një ndryshim më i theksuar është te drejtimi i mjetit pa patentë shofer qe gjoba është shumë më e lartë se me ligjin paraprak ku me këtë ligj është nga 500 deri në 150 euro. Qëllimi i jonë është vetëm të ngrisim sigurinë në komunikacion në mënyrë që ta arrijmë një efikasitet dhe mos të na ndodhin humbje të jetëve të qytetarëve në rrugë nga moskujdesja e tyre”,tha Shatrolli.

Edhe shoferët e mirëpritën ligjin e ri të trafikut rrugor mirëpo u shprehën pesimistë për respektimin e rregullave që dalin nga ky ligj.

“Me këtë rast që gjobat kanë filluar të rriten është shumë e mirë për qytetarët e Kosovës, për shkak të aksidenteve që do të jenë më pak dhe për mua është shumë e mirë kjo”, tha Sherif Ramuka.

“Me siguri që është më mirë për popull, për udhëtarë, për komunikacion dhe do të ndikoj shumë pasi që po ka shumë aksidente, shumë vdekje”, tha Bajrush Mehmeti.

“Nëse  respektohet e realizohet është rregull që nuk ka më mirë.  Unë lutem që me u respektu ky ligj, me hy në fuqi, me u normalizu komunikacioni, mos me humb jetë”, tha Asllan Aliu.

Në ligjin e ri të trafikut rrugor janë përcaktuar rregullat e reja për shoferë, këmbësorë dhe për pjesëmarrësit tjerë në trafik, sistemi i pikëve negative, marrja e përkohshme, përkatësisht anulimi i patentë shoferit, përdorimi i rripit të sigurisë sipas standardeve të Direktivave Evropiane, kontrollimi mobil i rregullsisë teknike të automjetit, mbrojtja e ambientit etj. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img