30,11,2024

Nis asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Retij të Komunës së Rahovecit me Komunën e Mamushës

Must Read

Komuna e Rahovecit, po vazhdon t’i realizoj projektet kapitale të cilat janë paraparë të realizohen gjatë vitit 2016, një projekt rëndësishëm është duke u realizuar për asfaltimin e rrugës e cila lidh fshatin Retij të Komunës së Rahovecit me Komunën e Mamushës.

Punimet në realizimin e projekti nga afër i ka parë, Muhamet Behra drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, i cili tha se punët në realizimin e këtij projekti janë duke shkuar mirë dhe konform kontratës së nënshkruar me operatorin.

Ai poashtu tha se sot ka filluar shtresa e parë e shtrirjes së asfaltit, pasi që kjo rrugë do të ketë dy shtresa, dhe në kuadër të këtij projekti është e përfshirë edhe sinjalizimi vertikal dhe horizontal i rrugës.

Banorë e fshatit Retij, falënderuan drejtorin Behra dhe qeverinë Komunale të Rahovecit për ndarjen e mjeteve financiare për rregullimin e rrugës, rrugë kjo sipas tyre e një rëndësie të madhe, pasiqë do të lehtësoj lëvizjen e banorëve të fshatit Retij dhe të Komunës së Mamushës .

Gjatësia e rrugës sipas projektit është 1147.13 metra, gjerësia 6 metra, vlera totale e projektit është 99 355.09 euro./Lajm

rahoveci

rahoveci1

rahoveci2

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img