27,11,2025

Ngrihet aktakuzë për serbin Zlatan Krstiç për vrasjen e katër martirëve nga Ferizaj

Must Read

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër serbit Zlatan Krstiq, akuzohet edhe një shqiptar.

Rrugët e fshatit Nerodime e Epërme të Komunës së Ferizajt janë të emërtuara me emrat e tyre. Osman, Brahim, Bajram e Agron Nuhaj u malltretuan e u masakruan nga i dyshuari për kryerjen e kësaj vepre Zlatan Krstic, me 26 mars të vitit 1999.

Këtij të fundit, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, 20 vite më pas, i ngriti aktakuzë të mërkurën për vepren penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”.

Gjithë kjo ndodhi pas mbledhjës së provave e dëshmive nga familjarët e kësaj familje, të cilët ende i kanë të freskëta ato momente tragjike.

Mirë në mend gjithë këtë ngjarje e mbanë Lirim Nuhaj, që në kohë lufte ishte vetëm 10 vjeç. Ani pse e cilëson si të vonshme ngritjen e aktakuzës, ai përsëri u shpreh se beson që drejtësia do të bie në vend.

E për 4 martirët e këtij fshati, menjëherë patën dëgjuar të gjithë. Madje një nga banorët e fshatit, shpalos disa detaje interesante nga dita kur morri vesh për masakrën.

Ndërkohë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, bashkë me Zlatan Krstic, i ngriti aktakuzë edhe Destan Shabanit, atëbotë inspektor i Policisë Serbe.

Ai dyshohet se ka urdhëruar që trupat e tyre të varrosen pa dinjitet dhe në kundërshtim me rregullat e luftës të përcaktuara me të drejtën humanitare ndërkombëtare.

Por, të pyetur nga T7, familjaret thanë se nuk e njohin atë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img