25,04,2024

Ngjarjet e datës 9 prill

Must Read

blicfooter_1771-150x150

Me rastin e 8 vjetorit të miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, mbahet seminari me temën “Kushtetuta e Republikës së Kosovës 8 vite pas: vlerat, sfidat dhe perspektiva”që organizohet nga Fakulteti Juridik në koordinim me Katedrën Kushtetuese-Administrative të këtij Fakulteti. (Amfiteatri A1 në ndërtesën e Fakultetit Juridik, ora 10:00)

Kryeministri Isa Mustafa, bën homazhe te varrezat e dëshmorëve në kuadër të Manifestimit Tradicional “Ditët e Shqipes”, për nder të betejës së Koshares. (Varrezat e dëshmorëve në Koshare, ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta dhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka do të takohen me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu. (Hotel Dukagjini, ora 11:00)

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë do të promovojë fillimin e përgatitjes së Raportit Kombëtar PISA 2015, me të cilin edhe nisë procesi i reflektimit dhe diskutimit. (Hotel Swiss Diamond, ora 11:00)

Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në Tubimin Përkujtimor për nder të betejës së Koshares. (Koshare, ora 12:00)

Zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj,sekretarja e parë e Ambasadës Gjermane në Prishtinë, Henriette Kötter dhe ekspertja ndërkombëtare për PISA, Simone Bloem, do të mbajnë konferencë për media. (Hotel Swiss Diamond, ora 12:00)

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi do të bëjë përurimin e linjës për ambalazhimin e sheqerit, ku do të punësohen së paku 5 persona me aftësi të kufizuar. (Lokalet e punëtorisë “Humaniteti” në Ferizaj, rruga “Epopeja e Jezercit”, tek zyrat e LDK-së në Ferizaj, ora 14:00)

NISMA për Kosovën, dega në Lipjan, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj. (Restaurant “Marigona” në Lipjan, ora 15:00)

NISMA për Kosovë, dega në Prizren, do të organizoj shënimin e dyvjetorit të themelimit të saj. (Hotel Theranda në Prizren, ora 17:00)

HandiKOS, B-Models dhe IB Event organizojn sfilatën e shtatë “Prishtina Fashion Nights Pranverë/ Verë 2016- Istambul Dantel” ku për herë të parë do të sfilojnë 15 anëtarë të organizatës HandiKOS, prej tyre 9 të rritur dhe 6 fëmijë më aftësi të kufizuara. (Hotel Golden ne Emshir, ora 19:00)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shënohet Dita e Shkollës dhe përurohet Salla e Sporteve në shkollën “Astrit Bytyqi”në Ferizaj

Gjatë ditës së sotme është bërë shënimi i Ditës së Shkollës “Astrit Bytyqi” si dhe u përurua Salla e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img