30,06,2025

Ngacmohet seksualisht një vajzë në Ferizaj

Must Read

Një vajzë (fëmijë) në prezencë të prindërve ka raportuar se një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:30, në Ferizaj.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.

“Vik tima femër kosovare –fëmijë, në prezencë edhe të prindërve ka raportuar se, një person i panjohur i cili ishte duke lëvizur me motoçikletë e kishte ngacmuar seksualisht. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitet 2026–2028

Sot është mbajtur mbledhja e radhës e Kuvendit të Komunës së Ferizajt, e kryesuar nga Kryesuesi Xhavit Zariqi. Në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img