19,05,2024

Nga sot vaksinimi bëhet edhe në sheshin “Adem Jashari” në qendër të Ferizajt

Must Read

Sipas rekomandimit të Komitetit për vaksinimin në masë dhe me mbështetjen e UNICEF-it, prej sot ka filluar vaksinimi i qytetarëve kundër Covid 19, në kontejnerin e vendosur në sheshin “Adem Jashari” të qytetit të Ferizajt, përpara objektit të komunës. Qytetarët e interesuar mund të vaksinohen çdo ditë, nga e hëna deri të shtunën, prej orës 12:00 deri në 18:00.

Vlen të theksohet që krahas vaksinimit në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, nga data 21 shkurt deri më 6 mars, ekipet tona kanë vaksinuar edhe nxënësit e shkollave fillore (klasa VII, VIII dhe IX) dhe shkollave të mesme (klasat X dhe XI). Gjatë kësaj periudhe janë vaksinuar gjithsejtë 764 nxënës.

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit anti-covid e deri më 06.03.2022 janë dhënë gjithsejtë 122183 vaksina, prej tyre: 62331-doza të para, 53870-doza të dyta dhe 5982 doza të treta.

“Vaksinohu – shpëto jetë!”

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img