15,09,2025

Nga rrokullisja e veturës së KFOR-it lëndohet mirëmbajtësi i autostradës

Must Read

Pasdite në autostradën “Arbën Xhafer”, një veturë e KFOR-it amerikan është rrokullisur, ku ka pësuar lëndime personi që e mirëmban autostradën.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, sipas të cilit, i lënduar është dërguar në QKUK.

 “Në ora 15:10, në autostradën ,,A.Xhaferi”, diku në km e 11 nga fshati Babush në drejtim të Lipjanit, ka ndodh një aksident trafiku. Të përfshirë janë një automjet i KFOR-it dhe një këmbësor (punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën). Lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK. Policia dhe KFOR-i po e shikojnë, trajtojnë vendngjarjen”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Qytetarët e Ferizajt në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së – Pjesëmarrje e madhe në protestën në Hagë

14 shtator 2025 – Pasditen e sotme, mijëra qytetarë nga mbarë bota janë mbledhur në Hagë të Holandës për...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img