28,11,2025

Nga një muaj paraburgim ndaj dy të dyshuarve për fajde, detyrim dhe armëmbajtje pa leje

Must Read

Ferizaj – 25 gusht 2019 – Gjykata Themelore në Ferizaj – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit S.T dhe A.T, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale fajdeja nga neni 331 paragrafi 3 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, veprën penale detyrimi nga neni 328 paragrafi 328 paragrafi 1 të KPRK-së dhe veprën panele mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit dyshohen se kanë përfituar shuma të konsiderueshme të parave në emër të fajdes, andaj gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të rënda, Mustaf Tahiri, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarve e ka
aprovuar si të bazuar konform dispozitës së nenit 187 të KPPRK-së dhe të njëjtëve u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.
Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img