26,12,2024

Nga nesër mbyllet për qarkullim të automjeteve një pjesë e rrugës “Ahmet Kaçiku” (Pjesa te semaforët)

Must Read

Ferizaj. 27.07.2020.

Përmes një njoftimi komuna e Ferizajt ka bërë të ditur se nga nesër, 28.07.2020, duke filluar nga ora 8:00   do të bëhet mbyllja e  një segmenti të rrugës “Ahmet Kaçiku”

Nga nesër e deri në përfundim të  punimeve në implementimin e projektit “Bashkimi i Qytetit”  do të bëhet mbyllja  e përkohshme e qarkullimit në trafik për të gjitha mjetet motorike në një segment të  rrugës “Ahmet Kaçiku, pikërisht  segmenti prej kryqëzimit të  kësaj rruge me rrugën “Emin Duraku e deri te kryqëzimi i rrugës “Ahmet Kaçiku”  me rrugën “Kemajl Hetemi”  si dhe një  pjesë e rrugës “Vëllezërit Gërvalla” prej kryqëzimit  të kësaj rruge me rrugën “Gjon Serreçi”.

 Rrugët alternative të cilat mund të përdoren për qarkullim të mjeteve motorike prej datës 28.07.2020 (E marte) duke filluar nga ora 8:00 e deri në përfundim të punimeve  në implementimin e projektit “Bashkimi I Qytetit” janë:

Rrugët alternative  nga drejtimi i Stacionit të Autobusëve:

  1. Rruga “Kemajl Hetemi”, “Gjon Serreçi”- dalja  në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”

Rrugët alternative nga drejtimi i stacionit të Policisë:

  1. Rruga “Emin Duraku” – dalja  në rrugën urbane “Vëllezërit Gërvalla”

Rrugët alternative nga drejtimi  i  rrugës  “Vëllezërit Gërvalla”  në drejtim të rrugës “Ahmet Kaçiku”

  1. Rruga “Gjon Serreçi” dhe rruga “Ali Pashë Tepelena”

Arsyeja  e kësaj ndërprerje të përkohshme  e qarkullimit  në trafik në këtë segment  rrugor do të  bëhet për shkak se konsorciumi i operatorëve ekonomik “Linda” sh.p.k & “Bardhi”  &”Beni Com” kanë filluar punimet në implementimin e pjesës së dytë të projektit “Bashkimi I Qytetit”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img