13,12,2024

Nga 3 Gushti treni i orës tetë Ferizaj-Hani i Elezit nuk qarkullon më

Must Read

Treni i cili ka çarkulluar nga Fushë Kosova deri në Han të Elezit që nga 3 Gushti më nuk do të ççarkulloi. Nëpër Ferizaj do të kaloj vetëm treni i vijës Prishtin -Shkup sipas orarit të mëparshëm. Ndërprerja e vijës Fushë Kosovë- Hani i Elezit do të jetë një hendikep i madhë për punëtorët dhe n ënësit e regjionit të Ferizajt.

Këtë e ka bërë të ditur Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i HK-Trainkos  përmes një komunikate.

Kjo është komunikata e plotë  e Bordt të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të  HK-Trainkos.

Bordi i Drejtorëve dhe Menaxhmenti i HK-Enter Trainkos Sh.A, për shkak të pamundësisë së mbajtjes në funksion të të gjitha linjave të trenave në transportin e udhëtarëve, të gjithë qytetarëve, në veçanti udhëtarëve që përdorin trenat si mjet udhëtimi u drejtohet me këtë:

 

NJOFTIM

Të nderuar qytetarë,

Me keqardhje ju njoftojmë se nga data 03.08.2017 të gjithë trenat në linjën e Pejës dhe atë të Hanit të Elezit nuk do të jenë në operim.

Ndalimi i trenave në këto linja vije në mungesë të mjeteve financiare të cilat nuk janë siguruar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Mjetet e ndara për këtë transport nga QRKS janë shpenzuar në muajin qershor të këtij viti. Deri më tani trenat janë mbajtur në operim me mjete vetanake nga ana e ndërmarrjes, por mbajtja e tyre më gjatë në operim është e pamundur.

Trenat që nuk do të jenë në operim janë të gjitha linjat në relacionin:

Prishtinë – Pejë dhe anasjelltas

Fushë Kosovë – Hani i Elezit dhe anasjelltas.

E vetmja linjë që do të mbahet në operim në transportin e udhëtarëve mbetet ajo Prishtinë – Shkup – Prishtinë.

Transporti hekurudhor i udhëtarëve në çdo vend konsiderohet si shërbim publik për  të cilin qeveritë e të gjitha vendeve i porosisin këto shërbime dhe njëkohësisht i mbulojnë edhe shpenzimet e tyre. Ashtu edhe në vendin tonë, në bazë të Ligjit për Hekurudhat e Kosovës, autoriteti kontraktues (Ministria e Infrastrukturës) parashihet që t’i mbulojë të gjitha këto shpenzime, për aq më shumë edhe lejohet një marzhë modeste e fitimit për operatorin hekurudhor. Fatkeqësisht, që nga ndarja e Hekurudhave të Kosovës në vitin 2011 këto shpenzime nuk janë mbuluar të gjitha nga ana e Qeverisë por humbjet janë mbuluar me mjete vetanake. Nga kjo periudhë, shtator 2011, janë rreth pesë milion euro shpenzime të cilat ndërmarrja i ka mbuluar nga buxheti i saj.

Çështjen e mosmbulimit të plotë të shpenzimeve e kemi adresuar në vazhdimësi te autoritetet kompetente por ende nuk i është dhënë zgjidhje këtij problemi. Po ashtu edhe njoftimin për pamundësinë e mëtejme të operimeve e kemi dërguar te institucionet e vendit dhe presim që kjo çështje të trajtohet nga ana e tyre.

Të nderuar qytetarë,

Sinqerisht kërkojmë mirëkuptim nga ana juaj! Ne besojmë dhe presim që Qeveria e vendit se do ta trajtojë këtë çështje dhe do të gjejë zgjidhje të qëndrueshme ashtu siç është definuar edhe me Ligjin për hekurudhat e Kosovës.

Fushë Kosovë                                                                       Menaxhmenti i HK- Trainkos Sh.A

31.07.2017

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img