15,11,2025

“Neymar do të shkëlqejë në Botëror”

Must Read

Neymar ka dështuar ta tregojë veten në Kampionatin Botëror, por Rakitic beson se në fazën e eliminimit direkt braziliani do të shfaqë cilësitë e tij.
“Neymar është një prej lojtarëve të mi të preferuar në këtë Kampionat Botëror. Unë gjithmonë do ta kisha dashur atë në ekipin tim”.
“Ai ka një mënyrë të veçantë të lojës dhe nuk ka nevojë që t’I përshtatet të gjithëve, por ky është ai. Ky është stili i tij dhe ai po kënaqet duke luajtur futboll, kështu që ai ndërmer rreziqe”.
“Ai është një prej lojtarëve më të mirë në botë dhe ai po bëhet edhe më i mirë gjatë turnout”.
“Mund të thuani se ai po mendon më pak e më pak për lëndimin dhe jam i sigurt se ne do të kënaqemi me futbollin e tij gjatë këtij Kampionati Botëror”, u shpreh Rakitic.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img