21,12,2025

Nesër nisen për Egjipt, trupa e shfaqjes “Kopraci”

Must Read

Trupa e aktorëve të shfaqjes “Kopraci” ka bërë gati valixhet. Nesër, aktorët ferizajas bashkë me regjisoren e shfaqjes Elmaze Nura dhe një delegacion të Teatrit, nisen në udhëtimin e tyre në Kajro të Egjiptit në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit Bashkëkohor dhe Eksperimental.

Publiku i këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar, do të ndjek për dy netë me radhë, më 11 dhe 12 shtator, lojën brilante, konceptin e gjetjet e jashtëzakonshme regjisoriale dhe intrigat që shoqërojnë këtë shfaqje të përzgjedhur nga juria profesionale ndërkombëtare për pjesëmarrje në këtë festival. Entuziazmi dhe pesha e përfaqësimit tashmë ka zënë vend në mesin e aktorëve dhe regjisores Nura. Kosova përfaqësohet me këtë shfaqje në Egjipt, produksion ky i Teatrit “Adriana” në Ferizaj.

Provat e çasteve të fundit, leximet skenike e loja e aktorëve në skenën e Teatrit tonë, janë përgatitjet e fundit që po mbyllin ditën para udhëtimit. Teatri i Ferizajt “Adriana Abdullahu” për herë të parë po prezantohet me punën e produksionet e saja në arenën ndërkombëtare, kjo falë nismës së regjisores Elmaze Nura dhe financimit të plotë të kësaj ngjarje nga Komuna e Ferizajt. Aktorët e “Kopracit” padyshim janë kasti që do t’i bëjnë vendit tonë, përfaqësimin e duhur e meritor të skenës sonë teatrore në përmasat e këtij festivali prestigjioz ndërkombëtar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img