16,05,2024

Nesër fillon Testi i Maturës, vazhdon shpërndarja e pyetjeve online

Must Read

Maturantët kosovarë prej nesër (e hënë) do t’i nënshtrohen Testit Shtetëror të Maturës, i cili mbahet në dy pjesë.

Sivjet Testi i Maturës nuk do të mbahet për një ditë, por do të mbahet për katër ditë rresht i ndarë sipas regjioneve.

Ndonëse Komisioni Shtetëror i Maturës ka vlerësuar se Provimi i Maturës Shtetërore është duke ecur me sukses dhe i tërë procesi është duke sipas planit dhe dinamikës së paraparë, nxënësit në disa qytete të Kosovës sërish kanë arritur ta fotografojnë dhe shpërndajnë testin e maturës.

Të dielën, (një ditë para testit), në rrjetet sociale në vazhdimësi po qarkullojnë pyetjet e Testit.

Një lexues i Telegrafit, ka dërguar fotografi të një grupi në VIBER, në të cilën dërgohen pyetjet e grupeve të caktuara të këtij Testi.

Ndërkaq, duhet kujtuar afatet e mbajtjes së Testit Shtetëror të Maturës

Pjesa I e afatit të parë:

Nesër (28 maj) mbahet pjesa e parë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 29 maj në regjionin e Prishtinës.

Më 30 maj në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 31 maj në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë.

Pjesa II e afatit të parë:

Më 5 qershor mbahet pjesa e dytë e testit në regjionin Ferizajt dhe Gjilanit.

Më 6 qershor në regjionin e Prishtinës.

Më 7 qershor në regjionin e Gjakovës dhe Prizrenit.

Ndërsa më 8 qershor në regjionin e Pejës dhe Mitrovicë. /Telegrafi/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Afrim Kurti zgjidhet kryetar i Klubit të Gazetarëve “Haki Braha” në Ferizaj

Klubi i gazetarëve "Haki Braha" në Ferizaj, në kuvendin e mbajtur me 15.05.2024, në mënyrë unanime ka zgjedh gazetarin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img