05,05,2024

Nesër fillon Faza e Tretë (Dezinsektimi Hapësinorë) në Ferizaj

Must Read

Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt , se me datë 30.07.2022 në ora 20:00 fillon faza e tretë e projektit “Dezinsektimi hapësinorë (eliminimi i insekteve , mushkonjave dhe mizave) në territorin e Ferizajt

Më 30.07.2022 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinore do të kryhet në të gjithë qytetin, duke u nisur nga “Parku i Lirisë” për të vazhduar në rrugën “Brahim Ademi”, ku përfshihen edhe rrugët rreth Zonës së FSK-së, tek Palestra e Sporteve, si dhe rrugët: “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, “Zenel Hajdini”, “Enver Topalli” , Tregu i Gjelbert deri në Fshati Nikadin , për të vazhduar në anën lindore të qytetit që përfshinë rrugët “Ahmet Kaçiku” , “Rexhep Bislimi” , “Vëllezrit Gërvalla” , “Kadri Zeka“, “Driton Islami “, ”Reçaku” deri në magjistrale .

Më 31.07.2022 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinore do të kryhet në fshatrat:

Nikadin , Varosh , Rakaj , Gaçkë , Greme , Doganaj , Jezerc , Neredime , Manastirc , Balaj , Zaskok , Pleshinë , Gurëz , Komogllavë , Fshati i vjetër , Bibaj , Sojevë , Talinoc i Muhaxherëve , Sazli , Softaj , Pojatë , Papaz

Më 01.08.2022 nga ora 20:00 dezinsektimi hapësinore do të kryhet në fshatrat:

Talinoc i Jerlive , Muhoc , Prelez i Jerlive , Prelez i Muhaxherëve , Cërnille, Mirash , Rahovicë , Mirosalë , Tërrn , Bablak Zllatar , Dardani , Slivovë , Koshare , Lloshkobare , Dremjak , Kosinë

Vërejtje: Në rast të motit me shi dhe erërave të forta, shtyhet orari deri në ditën e ardhshme me mot të mirë dhe vijon sipas orarit të paraparë

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img