19,04,2024

Nesër do të mbahet Panairi i Punës në Ferizaj

Must Read

Nesër duke filluar prej orës 09:00 deri 16:00 në sallën e ekukatës fizike në Shkollën e Mesme të Ulët “Tefik Çanga” mbahet Panairi i Punës i organizuar nga Drejtoria për Zhvillim Ekonomik dhe Turizëm në bashkëpunim me Zyrën e Punësimit në Ferizaj.

Në këtë panair pritet të jenë rreth 40 biznese të ndryshme të cilat do të prezentojnë shërbimet e tyre meqërast për qytetarët e papunë mund të ofrohen pozita të lira pune.

Panairi i Punës organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Agjencinë e Punësimit të Republikës së Kosovës (APRK), Komunën e Ferizaj dhe mbështetet nga Qeveria Gjermane përmes projektit “Fit for Jobs”.

Për punëkërkuesit – Panairi i Punës është vendi i cili ofron informata për mundësitë e punësimit dhe praktikës në punë, dhe informata për trajnime e aftësime profesionale.

Për kompanitë dhe organizatat – Panairi i Punës është vendi ku mund të shpallin vendet e lira të punës apo praktikës në punë.

Gjatë panairit kompanitë/organizatat gjithashtu mund të intervistojnë dhe vlerësojnë kandidatët potencial për punë apo praktikë në punë. Së shpejti do t’i postojmë pozitat e hapura për punë dhe punë praktike nga kompanitë dhe organizatat që do të marrin pjesë në këtë panair.

Më datën 29 Qershor 2022 (e mërkure), ju presim të n’a vizitoni dhe përfitoni nga mundësitë që ofrohen në këtë panair!, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Zhvillimit  Ekonomik  në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img