15,05,2024

Nesër bëhet dezinfektimi hapësinor i qytetit të Ferizajt

Must Read

Ferizaj.29.05.2018. Njoftohen qytetarët e Komunës së Ferizajt se me datën 30.05.2018 në ora 20:00, fillon implementimi i projektit:
“DEZINESKTIMI HAPËSINOR(Eliminimi i insekteve, mushkonjave dhe mizave) në territorin qytetit të Ferizajt”

Faza e parë do të fillon me datën 30.05.2018 nga ora 20:00 ku do të përfshihet ana perëndimore e qytetit, duke filluar nga Parku i Lirisë për të vazhduar tutje në rrugën “Brahim Ademi” deri të pishina “Matoshi”,ndërsa do të përfshihen edhe zona e FSK-së, zona te palestra e sporteve “Bill Klinton”, rruga “Naim Beka”, “Epopeja e Jezercit”, rruga “Zenel Hajdini”, rruga “Enver Topalli” dhe tregu i Gjelbërt deri në fshatin Nikadin.

Me datën 31.05.2018 nga ora 20:00 do të vazhdohet me anën lindore të qytetit ku do të përfshihen rrugët “Ahmet Kaçiku”, “Driton Islami”, rruga e “Reçakut” deri në magjistrale.
Komuna kërkon nga gjithë qytetarët që gjatë orëve kur kryhet ky proces në lagjet përkatëse, të mbajnë dritaret e mbyllura, që mos të futen insektet brenda.

Gjithashtu fton bletarët që të kenë kujdes për bletët gjatë orëve të dezinsektimit në lagjet e tyre.

VËREJTJE:
Ne rast të motit me shi dhe erës së fortë orari shtyhet deri në ditët me mot të mirë dhe vazhdon sipas orarit të parapare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img