29,04,2024

Nënshkruhet memorandum mirëkuptim për orientim në karrierë

Must Read

Ferizaj.20.03.2018. Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Bashkim Hyseni gjatë ditës së sotme ka bërë nënshkrimin e një memorandum mirëkuptim për orientim në karriere, së bashku me Daniel Cristian Panalocqua nga Lux Development, si dhe Bekim Kosumit nga “Smart Bits”.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Bashkim Hyseni, ka vlerësuar tejet lart nënshkrimin e këtij memorandumi, duke theksuar se kjo ka qenë një gjë e domosdoshme për orientimin ne karrierë të të rinjve tanë.

“Ne vazhdimisht bisedojmë më shkollat me gjithë opinionin, me palët e interesit për një mundësi më të lehtë për qasjen dhe orientim në karrierë. Ka disa vite që në Kosovë nuk funksion si duhet orientimi në karrierë, ka kryesisht një orientim të tipit tradicional, se sa të ketë një lidhje të drejtë me tregun e punës. Nxënësit jo pse janë shumë të informuar për gjithë ata që ofron shkollimi i mesëm dhe i mëtejshëm, sidomos kualifikimet e ndryshme që janë të reja në tregun e punës, dhe kjo është arsyeja që ne e mirëpresim shumë këtë marrëveshje, shpresojmë shumë që do të jetë ndihmesë e mirë për të gjithë të rinjtë tanë, për të gjithë nxënësit tanë, do te jemi gjithmonë në asistenten tuaj në mënyrë që të bëjmë me të lehtë orientimin dhe rrjedhimisht kjo po i bie që ta bëjmë më të absorbushëm gjithë këtë potencial që e kemi këtë rini për tregun e punës”, ka thënë drejtori Hyseni.


Nga ana tjetër Daniel Cristian Panalocqua, ka thënë se po përpiqet që të ngrisin ofertën e arsimit dhe aftësimit profesional me standardet evropiane.
“Këtë bashkëpunim e kemi me vite të tera sepse është bërë mjaft në ndërtimin e Qendrës së Kompetencës në Ferizaj, edhe përmes këtyre Qendrave të Kompetencës mendojmë që ngrisim në nivel më të lartë arsimin dhe aftësimin profesional. Po përpiqemi që të ngrisim ofertën e arsimit dhe aftësimit profesional me standardet evropiane, tash po përpiqemi që të bëjmë të njëjtën gjë edhe me këshillimin dhe orientimin ne karrierë, që ta ngrisim në nivel vendi, që të jetë i krahasueshme me shërbimet që ofrohen në nivel evropian. Ideja është që të përdorim përvojat dhe ekspertizën më të mirë të mundshme që ekziston në MASHT në Kosovë”, ka thënë Daniel Cristian Panalocqua.
Ndërsa përfaqësuesi i organizatës zvicerane “Basic Xheck AG” e që është koncersium me kompaninë “Smart Bits” Bekim Kosumi, është shprehur se ka kënaqësinë që të përvetësojë një prej praktikave më të avancuara të një prej shteteve më të njohura për aftësim profesional e që është Zvicra.
“Zvicra po përdoret si model sa i përket aftësimit profesional jo vetëm në shtete e Ballkanit, por edhe në shtetet e BE-së, qysh është Spanja dhe Portugalia. Konsiderohet që papunësia e të rinjve është problem shumë serioz, këtë problem e kemi edhe ne si vend ku të rinjtë dhe të rejat tona e përfundojnë mësimin qoftë shkollimin profesional, qoftë fakultete dhe nuk gjejnë një vend pune tek ne, ose një vend adekuat, ndërsa Zvicrra këtë problem e ka zgjidh duke u marr me problemin qysh ne klasën e tetë të shkollave të mesme të ulëta. Në Zvicrës nxënësit fillojnë mësimin në orientim në karrierë përmes programit “Basic Xheck AG”. Ne në Kosovës përveç “Basic Xheck AG, i kemi shtuar edhe katër komponentë të tjera se kemi konsideruar se si shtete na mungojnë dhe këto janë: një portal ku nxënësit dhe prindërit i shohin të gjitha shkollat e mesme të larta, kolegjet dhe fakultete në një vend nuk ka nevojë që të shkohet dhe të vizitohet çdo shkollë , por të gjitha do të jenë në portalin “Busula.com”, pastaj është faza e vet njohjes, ku nxënësit do të kenë mundësinë me ju përgjigj pyetjeve për me ditë se cilat janë interesat e tyre, vlerat e tyre, preferencat e tyre dhe shkathtësitë përcaktuara. Portali po ashti do ta ketë ndërfaqen për të komunikuar me ndërmarrjet dhe ndërmarrjet do ta kenë shume të letë për me i shpall konkurset për praktike, kështu që nxënësit do të aftësohen me shkru cv me përgatit letrën motivuese dhe për me apliku për praktike, portali po ashtu do të ketë edhe mundësinë e këshillimit online”, ka thënë Kosumi.
U tha se po ashtu do te këtë edhe trajnime të ndryshme për të gjithë mësimdhënësit dhe drejtuesit e shkollave ku do të aplikohet orientimi në karrierë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img