15,02,2025

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi në mes Komunës së Ferizajt dhe kompanisë ndërkombëtare të marketingut Eurostep nga Shkupi

Must Read

Këtë të mërkurë nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Balton Dërguti, kanë bërë nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit me kompaninë ndërkombëtare të marketingut Eurostep nga Shkupi të përfaqësuar nga Blerim Rushiti dhe Isak Islami.

Përmes nënshkrimit të këtij memorandumi është paraparë mbajtja edhe e një panairi ndërkombëtar që do të mbahet në Ferizaj gjatë muajit korrik. Në këtë panair pritet të marrin pjesë kompani nga vende të ndryshme të Evropës, si dhe kompani vendore.

Përpos promovimit bizneset do të kenë mundësi të krijojnë dhe kontakte direkte me bizneset e vendeve të ndryshme, që do të marrin pjese dhe do të kenë mundësi të lidhin marrëveshje direkte për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Panairi ndërkombëtar pritet te mbahet me 2 dhe 3 korrik në Palestrën e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, ndërsa bizneset që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë panair, mund të lajmërohen tek Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj F.I., i dyshuar për veprën penale dhunimi

Ferizaj, 14 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img