11,09,2025

Nënshkruhet marrëveshja, e konfirmojnë Albin Kurti e Isa Mustafa

Must Read

Është nënshkruar marrëveshja për koalicionin ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosjse dhe Lidhjes Demokratike të KosovësKëtë e kanë konfirmuar krerët e të dyja partive, Albin Kurti i VV’së dhe Isa Mustafa i LDK’së, në një konferencë për media.

“Kur na ndanë vetëm një ditë nga seanca e Kuvendit të Kosovës në të cilën do të zjgedhim Qeverinë e re. Ne sot u takuam me kryetarin e LDK’së profesor Isa Mustafën, u takuam dhe u dakorduam të takohemi edhe nesër në seancë ta zgjedhim qeverinë e re. Ne tashmë e kemi nënshkruar marrëveshjen, jemi marrë vesh për të gjitha, edhe për ndarjen e përgjegjësive në kuadër të qeverisë së re ku do të bashkëqeverisim”, është shprehur Kurti.Mustafa tha se marrëveshja e nënshkruar është në interes të ndryshimeve të domosdoshme që do të ndodhin në vend.

“Ne kemi arritur marrëveshje. Besoj se është një marrëveshje e mirë, është në interes të ndryshimeve që duhet të ndodhin domosdoshmërisht në vendin tonë. I kemi hulumtuar të gjitha alternativat dhe mundësitë. Ajo që dëshirojmë në të ardhmen është që kjo qeveri të jetë e suksesshme dhe t’i realizojë pritjet e tyre”, u shpreh Mustafa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img