03,05,2024

Nënshkruhen kontratat e para të studentëve për punësim sezonal në Antalya të Turqisë

Must Read

Ferizaj.12.03.2018. Në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit në mes të Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) dhe Agjencioneve: “AYT Career” në Turqi dhe “Alba Berisha Consulting”, u nënshkruan kontratat e para të studentëve për punësim sezonal me Hotelin “Adalya Lara Elite” në Antalya të Turqisë.
Kontratat u shpërndanë nga menaxheri general i Agjencionit “AYT Career”, z. Hakan Bahadir Sert dhe drejtoresha e Agjencionit “Alba Berisha Consulting”, znj. Albana Berisha, të cilët u shprehën të kënaqur nga numri i studentëve të cilët kanë aplikuar dhe vullneti i tyre për të punuar dhe përfituar njohuri në lëminë e hotelerisë dhe turizmit.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari i përgëzoi përfaqësuesit e agjencioneve për punën e bërë dhe i falënderoi ata për mundësin që po ua japin studentëve, të cilët sipas tij në hotelet e Antalyas përveç përfitimit material, do të kenë mundësinë të përfitojnë edhe njohuri dhe përvoja, të cilat do të mund t’i aplikojnë në profesion dhe në jetën e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img