28,04,2024

Nënpresidenti i “T-Mobile Austria”, Driton Emini, sërish viziton UShAF. Është kënaqësi të ndihmosh vendlindjen

Must Read

Ferizaj.05.01.2018. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, priti sot në takim nënpresidentin e operatorit celular “T-Mobile Austria”, z. Driton Emini, me të cilin biseduan rreth mënyrës së bashkëpunimit mes Universitetit dhe gjigantit telefonik austriak.

Rektori Bajraktari e falënderoi z. Emini që për herë të dytë po qëndron në UShAF dhe për gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar. Gjithashtu, e falënderoi për mikpritjen që i bënë T-Mobile Austria gjatë vizitës së tij në Austri, ku pati përvoja të jashtëzakonshme.

“Jam i lumtur që kemi mundësinë që të bashkëpunojmë me njërin ndër shqipëtarët që kanë pozitë të lartë në biznesin austriak dhe mundësinë që po na e krijon që përmes tij të përfitojmë njohuri nga praktikat e vendeve të zhvilluara”, tha Rektori.

Po ashtu, rektori Bajraktari foli edhe për historikun, sfidat dhe të arriturat e UShAF, si dhe përfitimin që do të kenë studentët nga ky bashkëpunim më njërën nga kompanitë më të mëdha në Evropë, siç është T-Mobile Austria.

Ndërsa, z. Emini falënderoi rektorin Bajraktari për bashkëpunimin dhe mundësinë që po ia krijon që të kontribuojë në vendlindjen e tij. Po ashtu, z. Emini foli edhe për vizitën e Rektorit në Austri dhe tha se ishte kënaqësi që e patën mysafir një përfaqësues të lartë të universitetit të vetëm të shkencave të aplikuara në Kosovë e më gjerë.

Nënpresidenti i “T-Mobile Austria” para menaxhmentit të UShAF, foli për performancën dhe zhvillimin e dialogut, duke iu shpjeguar atyre për dialogun në mes të udhëheqësit dhe punëtorit, zhvillimin e strategjisë, e cila është gjithmonë me mundësi ndryshimi, për rrjetet 2G, 3G, 4G dhe mundësinë që të zhvillohet edhe 5G gjatë vitit 2020.

Driton Emini është nga qyteti i Gjilanit dhe ka migruar në moshën 15 vjeçare në Gjermani, e më pas në Austri, ku prej disa vitesh punon për “T-Mobile Austria”, e cila hyn në mesin e katër kompanive më me renome në botë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img