27,12,2024

Nënpresidenti Biden mori pjesë në përurimin e emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan

Must Read

Nënpresidenti Biden me këtë rast mbajti një fjalim emocionues, gjatë të cilit tha se kjo rrugë do të vizitohet edhe nga brezat e ardhshëm të familjes Biden. Ai shprehu besimin se kosovarët do të ndërtojnë një vend të lirë, ku mund të realizohen ëndrrat dhe shpresat, që u janë mohuar aq kohë.

Nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden, së bashku me familiarë të tij, mori pjesë sot në ceremoninë solemne të emërtimit të rrugës Ferizaj-Gjilan me emrin e birit të tij të ndjerë Beau Biden. Ceremonia mbajt afër kampit Bondstill në Sojevë të Ferizajt, në praninë e krerëve të lartë shtetërorë, deputetëve dhe udhëheqësve të disa komunave të Kosovës.
Nënpresidenti Biden me këtë rast mbajti një fjalim emocionues, gjatë të cilit tha se kjo rrugë do të vizitohet edhe nga brezat e ardhshëm të familjes Biden. Ai shprehu besimin se kosovarët do të ndërtojnë një vend të lirë, ku mund të realizohen ëndrrat dhe shpresat, që u janë mohuar aq kohë.
Kurse Kryeministri Mustafa i tha Nënkryetarit Biden se kosovarët i konsiderojnë shtëpitë e tyre edhe shtëpi të miqve, ndaj miqtë si Nënpresidenti amerikan, nuk kanë nevojë për ftesë, sa herë duan ta vizitojnë Kosovën.
Skaj rrugës, afër kampit Bondstill, u zbulua edhe një pllakë për të birin e ndjerë të Joe Bidenit, Joseph Beau Biden III, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë pas luftës në vënien e themeleve të sistemit juridik në Kosovë.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa dhe drejtori i kulturës Naim Ferati.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img