02,05,2024

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt Naim Ferati mori pjesë në takimin e dytë të Forumit Konsultativ “Qeveri-Komuna”

Must Read

Gjatë ditës së sotme, nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati mori pjesë në takimin e dytë të Forumit Konsultativ “Qeveri-Komuna”, ku pjesëmarrës ishte edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj si dhe kryetarët e komunave.

Në këtë takim u diskutua për një varg çështjesh të precizuara në agjendën e këtij forumi, veçanërisht për implementimin e Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale, përkatësisht sfidat e implementimit të tij.

Në këtë takim, ku prezent ishin kryetarët e komunave, u theksua rëndësia e implementimit të këtij ligji si formë efikase e nxitjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe qasjes në shërbim të interesit publik.

Në këtë forum u diskutuan edhe çështje të tjera që paraqiten si sfida të nivelit lokal, për të cilat përmes këtyre organizimeve dhe veprimeve të përbashkëta mes nivelit qendror dhe lokal, synohet të marrin drejtimin e duhur.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img