11,09,2025

Nënkryetari Gavazi dhe drejtori Llabjani inspektojnë disa shkolla si dhe punimet në objektin e ri të shkollës në Zaskok

Must Read

Nënkryetari i Ferizajt, Arton Gavazi së bashku me drejtorin e Arsimit, Afrim Llabjani vizituan sot shkollën “Ahmet Hoxha” në Ferizaj për të parë zhvillimin e procesit mësimor si dhe shkollën e fshatit Zaskok, për të ndjekur nga afër përgatitjet e furnizimet që ka kjo shkollë në ballafaqim me pandeminë e virusit COVID-19 porse edhe për të parë punimet që po zhvillohen në objektin e ri të shkollës, investim ky tejet i nevojshëm për banorët e këtij fshati dhe zonave përreth.

Drejtori Llabjani tha se si Drejtori e Arsimit tashmë kanë furnizuar me materialet e nevojshme mbrojtëse e higjienike të gjitha shkollat kurse sa i përket punimeve në objektin e ri të shkollës tha se po punohet e do të intensifikohen punimet me qëllim që në kohë optimale t’i ofrohen nxënësve e mësimdhënësve të kësaj shkolle, këto hapësira të reja.

Të kënaqur me punimet në objektin e ri por edhe me furnizimet që ka ofruar Drejtoria e Arsimit, u shprehën edhe drejtuesit e shkollës “Naim Frashëri” në Zaskok të cilët thanë se deri më tash, përkundër rrethanave të pandemisë, procesi mësimor po vijon normalisht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img