Organizata Ndërkombëtare Leadership Development Association Balkan, me mbështetje të Komunës së Ferizajt dhe në bashkëpunim me Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, kanë organizuar ceremoninë e certifikimit për 40 studentë të këtij Universiteti që kanë ndjekur trajnime për programet LEADER Approach.
Në këtë ceremoni fjalë rasti ka pasur Drejtori Ekzekutiv i degës së LDA-së në Kosovë z.Qëndrim Hoxha i cili ka vlerësuar lartë bashkëpunimin me Komunën e Ferizajt, kryetarin Agim Aliu dhe drejtoreshën znj. Xhemile Murati- Shabani, ndërsa është shprehur i kënaqur, duke thënë se kjo ngjarje u bë eventi i parë që shënon fillimin e realizimit të memorandum të bashkëpunimit që u nënshkrua javë më parë me Rektorin e UShAF Prof.dr Agron Bajrakti, të cilin e falënderojmë për bashkëpunim.
Rektori Bajraktari si nikoqir i eventit është shpreh i kënaqur që studentët e këtij Universiteti po përfitojnë nga këto trajnime duke thënë se do jetë i hapur ta vazhdoj rrugën e bashkëpunimit me komunën e Ferizajt dhe LDA-në çdo herë në të mirë të studentëve.
Drejtorja për Kulturë Rini dhe Sport në Komunën e Ferizajt znj.Xhemile Murati – Shabani, tha se organizimi i kësaj ceremonie të certifikimit për dyzetë (40) studentë përfitues të trajnimeve për LEADER Approach që vijnë nga UShAF tregon më së miri entuzismin që ka rinia, ndërsa Komuna e Ferizajt çdo herë do jetë e gatshme për të bashkëpunuar me të rinj dhe për t’i mbështetur ata.
Realizimi i këtij projekti ka filluar në muajin Tetor nga organizata LDA Balkan me mbështetjen e Komunës së Ferizajt.