18,06,2024

Në shenjë respekti e kujtimi, Zahir (Izet) Neziri

Must Read

Zahir (Izet) Neziri

03.02.1972 – 26.04.1999

            Në shenjë respekti e kujtimi të përvjetorit jubilar, në njëzet vjetorin e rënjës së Dëshmorit të Kombit, në altarin e lirisë.

            Zahir Neziri u lind me 03.02.1972 në fshatin Burrnik nga babë Izeti e nënë Fikrija. Rrjedh nga një familje atdhetare, e cila shumë herë gjatë kohës së okupimit ishte cakë i maltretimeve e keqtrajtimeve nga policia serbe.

            Jeta e tij prej fëmirje ishte e ngjashme, sikur të gjithë fëmijet e tjerë në Kosovë. Shkollën fillore për katër vite i kreu në fshatin e lindjes, për të vazhduar edhe për katër vite të tjera në fshatin Izhancë të komunës së Shtërrpcës, ku u dallua për zellë e disiplinë, urtësi e buajri. Sukseset e tij në shkollë, çdo herë po i plotsonte edhe me veprimtari të tjera. Shumë i ri kishte krijuar urretje për administratën e instaluar serbe në Kosovë.

            Shkollën e mesme e vazhdoi në Ferizaj, në shkollën e bujqësisë ,,Zenel Hajdini”, në vitin 1986. Ende ishte situatë e brishtë, pas prenverës së vitit 1981. Edhe pse dukej një qetsi në opinion, diqka vlonte nga brenda. Kjo ndjesi po e mbante pezull edhe Zahirin, i cili për gjatë shkollimit të mesëm, shumë herë po binte në sytë e okupatorit për lëvizjet e tij.

            Në vitin 1990, pas përfundimit të shkollimit të mesëm, nga rrethanat e krijuara në Kosovë, Zahiri nuk pati mundësi të vijonte studimet, për kundër dëshirës së tij të madhe.  U detyrua të punonte, për tu bërë shtyllë mbështetëse e shtëpisë. Zgjodhi të bëhej blegtor e bujqësor nga kushtet e rënda që kishin kapërdi vendin tonë.

            Në korrik të vitit 1994, martohet me Nadijen, për të filluar një jetë të re, por asnjëher pa shmangur nga veprimtaria atdhetare. Pas kësaj martese, shumë shpejt, në vitin 1995, ai bëhet babai i fëmijut të parë. Zoti u dha një vajzë, të cilën e pagëzoi me emrin Margona, i frymëzuar  nga ndjenat patriotike. Gëzimi i parë i shtëpisë po rritej së bashku me veprimtarin patriotike të Zahirit.

            Në vitin 1996 arrestohet nga policia serbe, me kërkesë të policit të quajtur Serxhanë, i cili vinte nga fshati Nerodime, e që kishte bërë emër famkeqë për maltretimet e torturat që u bënte shqiptarëve, të cilët kishin guximin të mendonin ndryshe. Arresit u bë në kërkim të armëve, të cilat asnjëher nuk i dorëzoi Zahiri, por gjeti formën e kompenzimit me të holla, nëpër mes njerëzve që kishin lidhje me administratën serbe, mjete këto që i siguroi vëllai i tij Tahiri, i cili aso kohe ishte në Zvicërrë, e qw çdo herë ishte i gatëshëm në mbështetje të vëllait, në veprimtarin e tij politike e patriotike.

            Në vitin 1997, në jetë solli edhe fëmijun e dytë djalë, të cilin e pagëzoi me emërin Xhevahirë. Zahiri ndjente knaqësin e kompletimit të familjes, e për kundër kërkesave që po i rriteshin në familje, asnjëher se ndali aktivitetin në shërbim të çështjes kombëtare.

            Në vitin 1998, me daljen në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Zahiri në çdo kohë gjente forma për ta përkrahur këtë lëvizje çlirmtare. Së bashku me mikun e tij Tafë Zenunin, e disa banorë të tjerë, vendosën në fshatin e tij të lindjes, në Burrnik, ku bënin përcjelljen e ushtarëve dhe eprorëve të UÇK-së në drejtim të Tetovës dhe anasjelltas.

            Duke parë nevojën e përforcimit të pozicioneve në Jezercë, me urdhër të komandantit të Nënzonës Operative të Nerodimës, Imri Ilazi –FERRI, Zahiri së bashku me Tafë, Shaban e Lazim Zenunin, obligohen të udhëtojnë për në Jezercë, ku vendosën në lagjen ,,Mahalla e Katundit”, për të shërbyer në pozicionet luftarake të vendosura në këtë fshatë.

            Në janar të vitit 1999, transferohet në pikën 1, në Zonën Operative të Nerodimës, nën komandën e Gani Asllanit-GANI. Kjo pikë ishte mjaftë e rëndësishme, por çdo herë e ekspozuar para sulmeve të policisë e ushtrisë serbe. Të pakta ishin ato orë në ketë pikë, të mos kishte provokime nga okupatori serbë, të cilët në shumë raste të regjistruara, urdhëronte forcat paramilitare të hynin në Jezercë. Edhe kjo pikë në Jezercë, ishte një barierë e pakapërcyeshme për ata, nga Zahiri me bashkluftetarët e tjerë.

            Gjatë shërbimit të tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Zahir dallohej për elanin e tij të gjerë, për guxim, urtësin e bujarin. Nëpër beteja rrufeshëm, çdo herë mundohej të ishte i pari. Asnjëher në sytë e tij se shihje frikën e vdekjës. E donte jetën, por më shumë ëndrronte lirinë e Kosovës.

Pas marrjen së ofenzivave të ashpërta të forcave ushtarake, policore e paramilitare serbe, Zahiri me një pjesë të shokëve të pikës 1, vendosën mbi lagjën e Begëve të fshatit Jezercë. Në betejat e ashpëra, me datën 26.04.1999, tek vendi i quajtur ,,Rrasa e Keqe” në fshatin Jezercë, mbi lagjën e Begajve, bije në altarin e lirisë, për të mos vdekur kurrë.

Shokët e tij, me dhimbje e krenari e kujtojnë Zahirin dhe trimërin e tij. Në njëzet vjetorin e rënjës së tij, në shenjë mirnjohje e respekti, është ngritur një këshillë organizativë, për ngritjen e shtatores së Dëshmorit të Kombit Zahir Neziri.

Lavdi gjithë Dëshmorëve të Kombit.

Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të UÇK-së Zahir Neziri.

Gjaku i juaj u bëft udhërrëfyes, dritë e trashigimtarëve tanë.

Shkruan : Nexhat Shahini

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aliu: Nënkalimi për vetura dhe këmbësorë tek Stacioni i Policisë, tashmë ka mbyllur gjysmën e punimeve

Kryetari i komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë të ditur se nënkalimi te stacioni i Policisë për vetura...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img