Në Sazli të Ferizajt është përkujtuar dëshmori i kombit Arsim Rexhepi dhe është shënuar dita e shkollës e cila mbanë emrin e dëshmorit.
Me rastin e përkujtimit të rënies së dëshmorrit dhe shënimit të Dits së Shkollës “Arsim rexhepi” morën pjesë deputeti Elmi Reçica, drejtori I Arsimit të Ferizajt Afrim Llabjani, drejtor të Qeverisë komunalë, udhëheqës të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, familjarë , nxënës të shkollës dhe shumë qytetarë.
Me këtë rast në një fjalë rasti deputeti Elmi Reçica ka çmuar lartë veprën heroike të dëshmorit Arsim Rexhepi i cili ra në Altarin e Lirisë në Betejën e Koshares.
“Ndihem krenarë që sot gjendem në shënimin e Ditës së Shkollës e cila me shumë krenari mbanë emrin e luftëtarit të Lirisë, Dëshmorit të Kombit,Arsim Rexhapi i cili ra në altarin e lirisë në luftimet e Betejës së Koshares” ka thënë Reçica.
Reçica tha se Dëshmorët janë ata të cilët na obligojnë që të çojmë amanetin e tyre në ndërtimin e shtetit, të bëjmë realitet ëndrrën e tyre për të cilën ata dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre.
Në fjalën e tij Reçca tha se edhe kontributi i tijë në këtë drejtim nuk do të mungojë asnjëherë dhe asnjëherë nuk do të ndalet në punën e tij drejt krijimit të kushteve sa më të mira për qytetarët e sidomos nga bashkëqyetarët ferizajas.
“Jam angazhuar personalisht që të iniciojë kërkesën e qytetarëve dhe ta drejtojë në institucionet përkatësë për kyçje në autostradën “Arbën Xhaferi”. Kjo kyçje do të filloi në rrugën “Driton Islami” dhe do të përshkojë fshatrat Sazli dhe Papaz e që njëherit di ti bie rreth lumit të Sazlisë dhe shkollës “Arsim Rexhepi”. Bashkariishtë me institucionet përgjegjëse qo të përkushtohemi që të realizojmë ndërtimin e shkollës së re në një hapësirë publike ndërmjet fshatrave Sazli dhe Papaz si dhe në rehabilitimin e lumit të Sazlisë” ka thënë deputeti Reçica
Në fund u vendosën kurora të freskëta me lule pran bustit të dëshmorit Arsim Rexhepi, ndërsa nxënësit shfaqën një program të pasur kulturo-artistik.