23,01,2026

Në QMF në Dubravë u bë vaksinimi i qytetarëve të komunitetit RAE

Must Read

Në funksion të sensibilizimit për imunizim kundër COVID-19,  sot, më 16 shtator, ekipi mobil i Qendrës së Vaksinimit në Ferizaj, në përbërje prej një mjeku dhe katër infermieresh, Koordinatori i Cilësisë dhe ai i SISH-it, në Qendrën Mjekësore që menaxhohet nga Caritas Kosova në Dubravë.

 Janë vaksinuar 84 qytetarë të komunitetit RAE, ndërkohë që 48 janë vaksinuar në Qendrën e vaksinimit në Ferizaj.

Sot janë vaksinuar gjithsejtë 132 qytetarë të komunitetit RAE që kanë qenë të interesuar për vaksinim.

Ky proces do të vazhdojë edhe ditët në vijim, ku nesër më 17 shtator ekipi do të bëj vaksinimin e qytetarëve në lagjen “Halit Ibishi”, ndërsa pasnesër, më 18 shtator në lagjen Sallahane.

 Prandaj, ftohen qytetarët e komunitetit në fjalë, të interesuar për vaksinim, që të paraqiten  te ekipi mobil i QKMF-së.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img