28,04,2024

Në qendrat e mbajtjes së Testit të Maturës nuk do të lejohet hyrja me telefona

Must Read

Kryetari i Komisionit të Maturës Shtetërore, Fehmi Hysenaj, në një intervistë për “Imazh” në RTK ka thënë se gjatë mbajtjes së testit të Maturës nuk do të lejohet hyrja e nxënësve me telefon.
Për këtë Hysenaj ka thënë se janë ,marrë të gjitha masat në bashkëpunim edhe me policinë dhe askush nuk do të mundë të hyj në qendrat e mbajtjes së testit me telefon.

“Ministri i Arsimit në bashkëpunim me Komisionin Shtetëror të Maturës ka analizuar të gjitha lëshimet e mëhershme që kanë përcjellë testin e Maturës dhe ka marrë masa që këtë vit ato të mos përsëriten. Në kuadër të kësaj është rritur përgjegjësia për administratorët të cilët para se të fillojnë administrimin të nënshkruajnë një deklaratë të Konfidencialitetit ndërsa në bashkëpunim me policinë të mos lejohet askush të hyj në qendrat për testim me telefona” ka thënë Hysenaj.

“Edhe nëse ndonjë nxënës arrijnë të kaloj këtë kontrollë atëherë kjo mbetet obligim i administratorëve që të monitorojnë situatën dhe të ndalojnë përdorimin e telefonave gjatë testimit. Ata të cilët rastësisht kanë kaluar kontrollin dhe gjenden në klasat e mbajtjes së testit me telefon administratorët do ti largojnë nga klasa dhe kështu ata do të humbin të drejtën e mbajtjes së testit të Maturës” ka thënë Hysenaj.
Hysenaj me këtë rast ka apeluar edhe te prindërit që të kenë kujdes dhe mos ti lënë fëmijët të vijnë në test me telefona dhe mos të vije rastësisht te ndonjë humbje e këtyre pajisjeve të cilat shumë herë edhe mundë të jenë të shtrenjta.
Ndryshe Hysenaj ka bërë të ditur se testet do të jenë të ndryshme nëpër regjione dhe do të dallohen edhe për nga ngjyrat e testit që do të zvogëloj mundësinë e keqpërdorimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img