10,11,2025

Në profilin e autorit të masakrës së Vlorës, nga poezia tek paralajmërimi për kushërinjtë!

Must Read

Në të dyja profilet, njëri me emrin e tij dhe tjetri me një nofkë, në postime shihet se 24 vjeçari kishte pasion poezinë.

Të shumta janë poezitë që gjen për dashurinë, në profilet e tij në rrjetin social, por njëra prej tyre ka dhe diçka më shumë.

Autori i masakrës së kësaj të premteje, ku mbetën të vrarë 8 persona, shkruante dikur një poezi për “vjehrrën”. Një koment nga një i afërm i shkruan 24 vjeçarit që të mos zihet me kushërinjtë e tij, të cilët këtë pasdite i riu i vrau.

Në përgjigje, Ridvan Zykaj shkruan këto fjalë:

Kujtojmë se i riu është akuzuar nga njëri prej personave që ai ka vrarë këtë të premte, se i kishte vjedhur disa pula deti. Pista e deritanishme për motivin që ka çuar në një masakër të vërtetë ku as fëmijët nuk janë falur, është pikërisht një çështje banale në lidhje me kafshët shtëpiake të familjes së kushërinjve të tij.

Këtë pasdite, Zykaj vrau 3 familje, vëllain e gjyshit të tij, gruan si dhe djemtë. Njëri nga djemtë e vëllait të gjyshit në familje kishte dhe dy fëmijë të moshave 17 dhe 9 vjeç. Edhe këta të fundit janë ekzekutuar me automatik nga i riu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img