Në prag të festës së Kurban Bajramit, me gjëra ushqimore janë ndihmuar 60 familje skamnore të qytetit të Ferizajt.
Musli Murseli, një qytetar nga fshati Komogllavë i Ferizajt, i cili tash e sa vite jeton me familjen e tij ne Zvicër, u ka dalë në ndihmë disa familjeve skamnore ferizajase me rastin e Festes se Kurban Bajramit.
Me këtë rast ai tha se ky gjest duhet të reflektohet edhe te bashkatdhetarët e tjerë, në mënyrë që sadopak të zbutet varfëria në këto familje.
“Besoj se këto ndihma nuk janë të fundit, ndërsa vetë mënyra e shpërndarjes le të shërbejë si nxitje edhe për të tjerët që të shtrijnë dorën e solidaritetit,” tha Musli Murseli.
Përzgjedhjen e familjeve të cilat u ndihmuan, e beri Drejtoria për Mirëqenie Sociale në Ferizaj.
Drejtuesit e saj vlerësuan lart këtë gjest human. Mërgim Sojeva zyrtarë në këtë drejtori tha se ky gjest i këtij bashkëqytetari duhet të përshëndetët, për faktin se shumë familje përballën me probleme ekzistenciale dhe kanë nevoja të mëdha për tu ndihmuar.
Edhe familjet të cilat kishin ardhur për t’i marre ndihmat, ndiheshin të përkrahur me këtë iniciative të marrë nga familja Murseli.
Pritet qe kjo familje me vendqëndrim në Zvicër të ndihmojë edhe familje të tjera, të cilat kanë nevojë për ndihmë.